Rio Ferdinand akuzoi Manchester United-in për “mungesë të profesionalizmit”, pasi skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho pësoi humbje me rezultat 1:0 në Basel, në Champions League. Ish-kapiteni Rio Ferdinand kritikoi shfaqjen e Manchester United në këtë ndeshje, sidomos pjesën e dytë, që pati një fillim premtues nga udhëtuesit. Ferdinand tha në “BT Sport”: “Kjo është një ndeshje që nuk mund të lidhet me një ekip të Jose Mourinhos. Manchester United çaloi në profesionalizëm. Mendoj se në gjysmën e dytë të lojës mungoi disiplina”. Megjithatë, Manchester Utd ka siguruar kualifikimin për më tej.