Bëhuni gati për një dasmë mbretërore. Një nga beqarët më të kërkuar në botë Princ Harry ka shpallur fejesën me aktoren amerikane Meghan Markle.

Princi i propozoi asaj me një unazë unike, të dizenjuar nga vetë ai, me gurë diamante të marra nga një bizhuteri e nënës së tij të ndjerë.

Çifti kanë folur për BBC rreth lidhjes së tyre.

Ata thanë se për herë të parë panë njëri-tjetrin në një takim në Londër të aranzhuar nga një mik i përbashkët dhe ishin bashkë në kamping në Botsëana në Afrikë.

Princi ‘nuk kishte dëgjuar kurrë më parë’ për Markle, por ajo thotë se ai ishte ‘i befasuar për të mirë’ kur u takua me të.

Disa javë pas takimit të parë i pesti në radhë për të marrë fronin, ka treguar se arriti të bindte 36 vjeçaren që t’i bashkohej ne kamping.

“Fushuam së bashku nën yje… ajo mu bashkëngjit për pesë ditë që ishte fantastike”, shpjegoi ai.

Çifti, që do të martohen pranverën e ardhshme e ka përshkruar momentin e propozimit në një ‘natë të zakonshme të tyre’

“Ishte një befasi e mrekullueshme, natyrale dhe shumë romantike”, tha Markle.

“Ajo nuk më la të përfundoj. Më tha: A mund të them po”, tregoi 33 vjeçari.

Më herët çifti pozoi për fotografët jashtë Kensington Palace në Londër, ku edhe do të jetojnë.