Ata mbetën shokë edhe pas ndarjes.

Fatmir Hysenbelliu dhe Anxhelina Hadërgjonaj përjetuan një histori të bukur dashurie, por që nuk pati një fund të lumtur.

Gjithsesi dy të rinjtë kanë mbetur shokë, dhe nuk e mbajnë mëri njëri-tjetrin.  E ftuar disa kohë më parë në ‘Xing me Ermalin’, Anxhelina tregoi se arsyeja e ndarjes me Fatmirin ka qenë largësia, duke qenë se këngëtarja jeton në Amerikë, e Fatmiri në Tiranë.

Teksa historia e tyre ka kaluar, Fatmiri në një intervistë 60 sekondëshe për Prive, është pyetur se cila nga ish të dashurat e tij ia ka vlejtur. Ai është përgjigjur Anxhelina, pasi ka qenë më e gjata. Anxhelina përveç se e gjatë është edhe një vajzë shumë e bukur…