Kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari ju ka dhuruar flamuj gjigand kuq e zi kryetarëve të bashkësive lokale për të cilën ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook

Postimi i tij i plotë

Sa herë që vjen 28 Nëntori, zyra e Kryetarit të komunës merr imazhin kuq e zi. Edhe këtë vit, si çdo vit që lejmë pas u dhuruan flamuj gjigand të cilët do të valojnë në shtizat e ngritura nëpër bashkësitë vendore.

Nisma e Kryetarit të komunës Fatmir Dehari u cilësua si ndjenjë e veçantë nga të gjithë kryetarët e bashkësive lokale. Një nga një ata pranuan flamujt, duke përcjellë njëkohësisht edhe falënderime për mbështetjen në zgjedhjet e fundit lokale.