Në Shkup dhe Prishtinë u protestua kundër dënimeve me burg të përjetshëm për pjesëtarët e grupit të Kumanovës. Në Sheshin Skënderbeu në Shkup familjarët dhe ish të përndjekurit politik kërkuan rikualifikimin e lëndës dhe fillimin e hetimit të menjëhershëm ndërkombëtar.

Forma më e mirë për të shënuar ditën e flamurit është forma e protestës. Ka shumë motive që unë jam këtu, por njëra ndër kryesorët janë këto fëmijë këtu që janë shumica e fëmijë të burgosurve politik të grupit të Kumanovës. Për këtë arsye në kërkojmë që të rikualifikohet vepra, të përsëritet gjykimi, pasi këtu ka disa dhjetëra shkelje që dënohen edhe me ligje ndërkombëtare- deklaroi ish i burgosuri politik Shpëtim Pollozhani.

A ka pasur terrorizëm në Kumanovë, po dhe terrorizmi nga ndodhur nga ana e shtetit ndaj popullatë së lagjes së trimave- tha Besim Hoda, Kryetar i OVL-së.

Edhe nga protesta në Prishtinë, familjarët kërkuan rikualifikimin e lëndës. Ata thonë se djemtë e tyre nuk janë terroristë.

Arsyeja që sot ne kemi vendosur që këtë ditë të protestojmë dhe të festojmë është pikërisht dënimi skandalozë që Maqedonia ka shqiptuar kundrejt njerëzve tanë që dergjen gati 3 vjet nëpër qelitë mesjetare të këtij shteti, të cilët të shtyrë nga një ideal dhe përgjegjësi kombëtare para bashkëkombësve në Maqedoni u detyruan të nisin sërish një rrugë përplot rreziqe vetëm e vetëm për të dërguar në vend amanetin e bashkëluftëtarëve të tyre- tha bashkëshortja e Genc Sefës, Dashurie Sefa. 

Këta luftëtrarë të këtyre 3 luftrav clirimitare janë vrarë në Kumanovë pa asnjë fakt të qëndrueshëm politik.pa asnjë dëshmi terroriste sic janë quajtur,që janë dënuar më burg të përjetshëm permbi 700 vjet burg- deklaroi Muhamed Billali.

Më 2 nëntor Gjykata Penale në Shkup për rastin e Kumanovës, i shqiptoi tetë dënime me burg të përjetshëm, 13 me nga 40 vjet, gjashtë me nga 20 vjet, një me 18 vjet dhe nga dy me nga 14, 13 dhe 12 vjet si dhe katër aktgjykime për lirim./alsat-m