Përdoruesit në rrjetet sociale kanë reaguar ashpër ndaj një reklame televizive në Britani të Madhe, teksa disa kanë janë ankuar se zinxhiri i dyqaneve Tesco është tallur me Krishtlindjen.

Zinxhiri i dyqaneve Tesco në Britaninë e Madhe po përballet me reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një videoreklamë që i pyet konsumatorët se çfarë u pëlqen të hajnë gjatë Krishtlindjes.

“Gjeldeti? Sauerkraut? Ëmbëlsirë? Cili ushqim gjendet në darkën tuaj të Krishtlindjes?”, pyet videoreklama 16-sekondëshe, që shfaq konsumatoirët duke përshkruar ushqimet më të preferuara të tyre për festat e fundvitit.

Videoreklama ka nxitur kërcënime nga konsumatorët për bojkotimin e dyqaneve Tesco.

Kjo vjen pas reagimeve të shumta ndaj reklamës televizive të Tescos për Krishtlindje, që shfaq një familje myslimane duke festuar.

Në reagim ndaj kritikave për reklamën, Tesco ka thënë se të gjithë njerëzit janë të mirëseardhur në dyqanet e tij këtë Krishtlindje.

Tesco po ashtu ka thënë se mburret se si i bën bashkë konsumatorët e saj nëpërmjet mënyrave të ndryshme gjatë periudhës së festave.