Policia ka vënë në pranga një turk pasi ka falsifikuar pasaportat e tij dhe të fëmijëve për të kaluar ilegalisht kufirin nga aeroporti i Rinasit.

37-vjeçari me inicialet M.A së bashku me bashkëshorten e tij N.A 36 vjeç dhe tre fëmijët rreth orës 15:30 kanë tentuar kalimin me pasaportat e falsifikuara si shtetas serbë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.11.2017, rreth orës 21:00, u arrestua në flagrancë shtetasit turk, M.A dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për bashkëshorten, N.A, vjeç 37 e 36, banues në Turqi, pasi rreth orës 15:30, në PKK Rinas, me tre fëmijët e mitur, u kapën duke tentuar të kalojnë kufirin me pasaportaserbe të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 5 pasaporta serbe të falsifikuara dhe një sasi eurosh. Nenet 189 e 298 të Kodit Penal.