Druhet shpërthimi i vullkanit Mount Agung.

Zyrtarët indonezianë po i druhen një shpërthimi të madh të vullkanit Mount Agung, me ç’rast kanë urdhëruar evakuimin e më se 100 mijë banorëve nga zona përreth vullkanit.

Veç hirit dhe tymit të trashë, vullkani ka filluar të nxjerrë edhe llavë të ftohtë, gjë që i ka detyruar autoritetet të ngritin alarmin në nivelin më të lartë dhe të zgjerojnë zonën e rrezikut përreth malit Agung.

Aeroporti kryesor i ishullit është mbyllur, duke lënë mijëra njerëz të ngujuar nëpër zonat turistike.