Kryeqyteti i Etiopisë, Addis Ababa, sot ishte nikoqir i garës më masive rrugore afrikane në të cilën morën pjesë 44.000 atletë dhe lojtarë rekreativë, raporton Anadolu Agency (AA).

Edhe këtë vit Gara e Madhe e Etiopisë (Great Ethiopian Run) mblodhi sportistët elitarë dhe mijëra lojtarë rekreativë të cilët vrapuan në shtegun e gjatë dhjetë kilometra nëpër qendrën e kryeqytetit dhe e pikturuan atë me ngjyrat e flamurit etiopian.

Bëhet fjalë për garën më masive në Afrikë dhe të pestën më të madhe në botë që mbahet tashmë 15 vite me radhë, ndërsa garën e parë në vitin 2001 e organizoi atleti legjendar Haile Gebreselassie.

Qëllimi i organizimit të garës është promovimi i përfshirjes masive në sport, ndërsa veçmas promovimi i atletikës. Gjatë 16 viteve të fundit në pjesë të ndryshme të Etiopisë janë mbajtur më shumë se 100 gara.