Instituti i Shëndetit Publik në Nish sot shpalli epidemi të fruthit në Klinikën për sëmundje interne të fëmijëve në Qendrën Klinike në këtë qytet.

“Janë ndërmarrë të gjitha masat për shkatërrimin e epidemisë”, të parashikuara me Ligj me propozim të Institutit të Shëndetit Publik në Nish, thuhet në deklaratë.

Një nga masat është edhe ndalesa për vizita të pacientëve në Klinikë.

Gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientëve të sëmurë është e mirë, pa komplikime.