Projekt për riparimin e 12 rrugëve rajonale me gjatësi të përgjithshme prej 166 kilometrave filloi Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Investimi në riparimin e rrugëve paraqet 14 milionë euro, të siguruara nga Banka Botërore.

NP për rrugë shtetërore tashmë nënshkroi marrëveshje me kompaninë projektuese për përpunim të projekteve konceptuale, të cilat, siç kumtoi sot Ministria dikasteriale, pritet të përfundohen për katër muaj.

Pas përpunimit të projekteve konkrete do të riparohet rruga rajonale Nagoriçpan i Ri – kufiri Pelince, në gjatësi prej 19 kilometrash, rrugët shtetërore Dellçevë – Zvegor, në gjatësi prej pesë kilometrash dhe Strumicë – Novo Sellë – kufiri me Bullgarinë, në gjatësi prej 20 kilometrash.

Pjesë të projektit janë edhe rrugët rajonale Jurumleri – Draçevë, në gjatësi prej 5 kilometrave, Kavadar – Rosoman, në gjatësi prej 11 kilometrash, Dedeli – Furka – Bogdanci – Gjevgjeli, në gjatësi prej 24 kilometrash, Kumanovë – Sveti Nikole, në gjatësi prej 25 kilometrash, Tetovë – Kodra e Diellit, në gjatësi prej 15 kilometrash, Dellçevë – Pehçevë, në gjatësi prej 15 kilometrash, Berovë – Vinicë, në gjatësi prej 7 kilometrash, Manastir – Demir Hisar, në gjatësi prej 10 kilometrash dhe Draçevë – Oreshani – Taor, në gjatësi prej 10 kilometrash.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë është tërësisht e fokusuar në ndërtimin dhe rikonstruimin e infrastrukturës rrugore në Republikën e Maqedonisë, me qëllim që të mundësohet jetë më cilësore e qytetarëve dhe rritje dhe zhvillim ekonomik i vendit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve