Mjekët kanë vendosur të studiojnë se a ka lidhje bukuria e sisëve vërtet me madhësinë, apo forma është më e rëndësishme.

Ka rezultuar që ekziston formë e përsosur e sisëve, që nuk kanë ka lidhje me madhësinë, ndërkaq i bëjnë të duken shkëlqyeshëm bukuroshe e famshme si Kate Middleton, Megan Fox, Miranda Kerr, Kate Perry dhe Kelly Brooks.

Është zbuluar se në formulën e përftuar më e rëndësishmja është madhësia e anës së sipërme sesa ajo e anës së poshtme të sisëve.

Studiuesit besojnë që sisët më të mira janë ato të cilave gjysma e sipërme mbi thimtha pak më të vogla se të poshtme.

Kjo në të vërtetë do të thotë që thimthat, për shkak të formës së sisëve, janë të drejtuara për 20 gradë më lart.

Për t’u nxjerrë konstatimin, më shumë se 1.300 të intervistuar është dashur të vlerësojnë madhësitë dhe format e ndryshme të sisëve të femrave.

Sisët të cilat kanë pasur raportin 45 ndaj 55 nga aspekti i pozicioneve të thimthave më së shumti i kanë vlerësuar 87 për qind e të intervistuarve.

Kështu është konstatuar që, pa marrë parasysh moshën, racën apo vendin ku gjendet femra, sisët më të mira femërore nuk kanë lidhje me madhësinë, por me formën.

Në vendin e dytë është forma e sisëve të distancës së barabartë në raport me thimthat.

Sisët e këtilla më së shumti i vlerësojnë rreth nëntë për qind të të intervistuarve, ndërkaq të këtilla i ka Britney Spears.