Në Itali janë konfiskuar mbi 24 milionë tableta të drogave sintetike, vlera e të cilave vlerësohet në 50 milionë euro.

“Ekstremistët nga Shteti islamik planifikonin t’i shesin opiatet në mënyrë që të financojnë sulme nëpër botë”, kumtuan autoritetet italiane.

Tabletat janë konfiskuar nga pjesëtarët e policisë financiare italiane dhe dogana në portin më të madh italian Xhoja tauro.

Policia gjeti edhe kontejner përplot me “tromadol”, medikament kundër dhimbjeve, që mund të merret vetëm me recetë.

Prokurorët ndërkombëtar kumtuan se droga i takon SHI-së.

Një prokuror italian deklaroi se SHI-ja drejtpërdrejt ka udhëhequr me shitjen e narkotikëve. Me një pjesë të parave të fituara nga shitja e drogës janë financuar grupet ekstremiste në Libi, në Siri dhe në Irak.