Erzen Rrustemi i ka shpallur luftë Alexander Dimitrenkos.

Kampioni i botës i peshave të rënda në WBF, shqiptari Erzen Rrustemi, ka kohë që po përgatitet për ta mbrojtur titullin e fituar më parë dhe është në pritje të kundërshtarit të radhës, shkruan Gazeta Express.

Ai përmes rrjetit social Facebook, i ka shpallur luftë Aleksander Dimitrenkos ndaj të cilit dëshiron të mbrojë titullin, duke e ftuar atë në ring nëse nuk i mungon guximi.

“Aleksandër Dimitrenko, VENDOS TANI. Unë jam gati të ndeshem me ty, ku dhe kur të dëshironi ju. Ti e di ku mund të më gjesh! ERZEN RRUSTEMI”, ka shkruar boksieri shqiptar në rrjetet sociale.

Erzeni deri më tani ka shënuar 12 fitore në boksin profesionist në po kaq duele në karrierë, 10 prej tyre me nokaut.