Ai është një nga komedianët më të njohur shqiptar, i cili po korr sukses edhe me emisionin e tij “Xing me Ermalin”.

Por këtë herë nuk do të flasim për sukseset e tij por për sozinë e Ermal Mamaqit.

Të jemi të sinqertë nuk është se u lodhëm shumë për ta gjetur, pasi aktori e kishte gjetur vetë por na bëri përshtypje ngjashmëria mes tyre.

Vëllai binjak i Mamaqit ndodhet mes yjeve të ish Kombëtares italiane si Nesta, Inzaghi, Buffon etj.

Ai është ish-portieri i Fiorentinës, Interit dhe Italisë, Francesko Toldo.

A nuk ju duken dhe juve identikë?!