Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të vizitojë Kuvajtin dhe Katarin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Qendra për media e Presidencës Turke thuhet se presidenti Erdoğan në datat 13-15 nëntor do të zhvillojë vizitë në Kuvajt dhe Katar.

Gjatë vizitës së presidentit turk në Kuvajt do të nënshkruhen marrëveshjet mes të dy shteteve, për të cilat kanë përfunduar negociatat.

Më pas edhe gjatë vizitës në Katar, do të mbahet takimim i tretë i Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar.

Parashihet që në takimet në kuadër vizitave, Erdoğan të diskutojë për të gjitha çështjet e marrëdhënieve dypalëshe me Kuvajtin dhe Katarin si dhe të shkëmbejë ide për zhvillimet ndërkombëtare.