Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, më 22 nëntor do të udhëtojë në qytetin Soçi të Rusisë për të marrë pjesë në Samitin trepalësh me temë “Siria”, ku do të marrin pjesë Turqia, Rusia dhe Irani, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informatave të marra, Erdoğan në rezidencën e presidencës ruse në Soçi, 9 ditë pas takimit të kaluar, do të zhvillojë përsëri një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në Samitin me temë “Siria”, i cili do të mbahet më 22 nëntor me pjesëmarrjen e Turqisë, Rusisë dhe Iranit, palët do të diskutojnë për zhvillimet në Siri dhe për situatën e fundit në rajon.

Pritet që në takim të marrë pjesë edhe presidenti i Iranit, Hasan Ruhani.

Erdoğan dhe Putin të cilët gjatë këtij viti kanë zhvilluar 13 biseda telefonike, do të takohen për herë të gjashtë.