Ngrohen marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë. Kryeministri Zaev festat e fundvitit pritet t’i kalojë në Selanik bashkë me kryetarin e kësaj komune, Janis Butaris dhe homologun e tij grek, Aleksis Cipras.

E ftova kryeministrin të vijë në vizitë private në Selanik, t’i kalojmë së bashku festat e fundvitit- tha SINKRON – Janis Butaris, Kryetar i Komunës së Selanikut.

Iniciativën që e hapi kryetari i komunës së Selanikut që t’i kaloj festat e fundvitit në Selanik unë e marrë seriozisht, do të mendoj për të. Mbase atje do ta presim natën e fundvitit bashkë me kryetarin e Komunës së Selanikut, me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras- tha Zoran Zaev.

Pas takimit me Butaris, Zaev edhe një herë shprehu optimizëm se viti i ardhshëm do të sjellë epilogun e kontestit me Greqinë për çështjen e emrit. Ai tha se ka marrë fund koha kur politikanët mund të bëjnë kalkulime personale kur është në pyetje kjo çështje kyçe.

Politikanët e dy vendeve kanë obligim t’i hapin perspektivat e qytetarëve dhe së bashku erdhëm në përfundim se politikanët mund të dalin si fitimtarë nëse gjejnë zgjidhje për këtë problem shumë vjeçar, shumë-dekadësh midis dy vendeve tona. Mendoj se ka përfunduar koha kur politikanët duhet të frikësohen se do të humbasim para qytetarëve, respektivisht votuesve tanë si politikanë. Besoj se me zgjidhjen e këtyre problemeve do të fitojmë para qytetarëve dhe votuesve tanë në të dyja anëtshto Zaev. 

Edhe Butaris nga ana tjetër theksoi se bashkëpunimet lokale në të gjitha sferat, si në arsim, ekonomi e kulturë do të rezultojë me zgjidhjen e problemeve politike si ajo e emrit.

Mendoj se bashkëpunimi midis qyteteve, shkëmbimet e ndryshme që nga çerdhet, shkollat e fëmijëve të moshave të ndryshme do t’i afrojnë njerëzit. Edhe çështje të mëdha, si mbledhja e mbeturinave, probleme të komunikacionit, madje edhe krijimi i motiveve për ndërmarrje të vogla… Mendoj se këto janë diçka që komunat mund t’i bëjnë lehtë, nën mbështetjen e Qeverive. Mendoj se problemet më lehtë zgjidhen nga poshtë lartë e jo nga lartë poshtë- tha SINKRON – Janis Butaris.

Intensifikimi i bisedimeve mes dy vendeve filloi me ndryshimin e pushtetit në Maqedoni. Deri tani shefat e diplomacive të dy vendeve kanë realizuar disa takime, ndërsa javën e ardhshme në Athinë do të qëndrojë edhe zv.kryeministri Bujar Osmani./alsat-m/