Kryeministrit Zoran Zaev nuk i pengon ndryshimi i emrit të aeroportit nga “Aleksandri i Madh” në “Kiro Gligorov”. Megjithatë ai thotë se ky është vetëm mendimi i tij personal dhe se për këtë gjë do të duhet të hapet debat.
Zaev tha se për këtë çështje ka plan që të dëgjojë mendimin e qytetarëve. Propozimin për ndryshimin e emrit të aeroportit e ka dhënë Klubi i Diplomatëve-Shkup, të cilët thonë se me këtë rast, do të materializojnë rolin dhe vlerat e ish presidnetit Kiro Gligorov dhe mundin që e ka dhënë në krijimin e Maqedonisë moderne dhe të pavarur.
Nga klubi i Diplomatëve rikujtojnë se këtë vit shënohet edhe jubileu i 100-vjetorit të lindjes së kryetarit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov.