Aktorja Emma Roberts refuzon ta kufizojë dietën e saj, ndërsa mish dhe ëmbëlsira hanë kurdo që t’i teket.

Ish ylli i “Scream Queens” nuk është e fiksuar pas numërimit të kalorive, ndërsa sa i përket mbajtjes së linjave të trupit ajo mbështetet në programin e rregullt të saj ushtrimor.

“Me dietën time, unë bëj çfarëdo që më bën të ndihem mirë në ato momente. Përpiqem të mos them se nuk do të ha diçka të caktuar”, ka shpjeguar ajo për revistën ‘Shape’.

Emma, 26 vjeçare, nuk është përtace sa i përket ushtrimeve fizike – në fakt, ajo kërkon rezultate nga regjimi i saj i fitnesit.

“Unë ushtroj me një trajner personal, Andrea Orbeckun, sepse dua të sigurohem që t’i bëjë ushtrimet kardio. Sesionet tona zgjasin një orë, ndërsa kryesisht përqendrohem në ushtrimin e duarve, muskujve të barkut dhe prapanicës”, ka treguar ajo duke shtuar se gjithashtu bën edhe joga.