Disa e njohin si Elvis Pupa por me siguri pjesa më e madhe prej jush e njohin si “Nini Bules”.

Ai është një nga aktorët më të mirë komikë në vendin tonë i cili pas disa vitesh të kaluara në SHBA është rikthyer në Shqipëri. Mirëpo ai ka qenë në një situatë të sikletshme të shtunën që lamë pas ku teksa ishte i ftuar te “Shiko kush luan”, atij iu desh të zgjidhte një aktor nga “Portokallia”, i cili s’e kishte bërë kurrë për të qeshur.

“Ou, më e mirë s’më pëlqen sesa ta ha ushqimin. Le t’i ngeli hatri! Një emër, Florjan Binaj!” E ndërsa Luana Vjollca moderatorja e emisionit, insistoi të dinte më shumë, aktori u përgjigj me të qeshur:
“Jam i mençur, edhe këtë s’e haj, edhe Florit i bëj reklamë!”
Me siguri më shumë ishte një përgjigje e zgjuar e tij sesa një e vërtetë!