E sheh kudo të angazhuar e të kërkuar madje sapo ka sjellë një bashkëpunim interesant e festiv me këngëtarin Labinot Rexha. Po flasim për këngëtaren e talentuar Elvira Fjerza, me origjinë nga Shkreli e jeton Bajzë të Malësisë së Madhe, por që zëri dhe prania e saj është kudo ku ka shqiptarë për t’i argëtuar ata.

Elvira ka deri tani në treg 10 këngë e prej tyre edhe tre videoklipe që janë pritur shumë mirë, si “Kish rrit nana dy jetima” dhe “Dashuria don guxim”, “Djal fantastik”, ndërsa ka zgjedhur të bashkëpunojë me autorë dhe muzikantë të njohur si: Behar Neli, Ervin Gonxhi, Fran Kodra, Vani Rushiti, Luan Dagistani, Roland Cukaj etj. Ajo ka tre vite në muzikë, por pëlqehet dhe duhet shumë, ndërsa nga stina e Pranverës planifikon të sjellë një tjetër këngë të bukur me klip