Ish-zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga PD që pretendon se ka udhëtuar me makinën e Habilajve.

Në një sqarim në Facbook, Gjebrea thotë se asgjë të paligjshme nuk ka bërë në punën e saj 4-vjeçare si zv/ministre e Brendshme dhe se është e gatshme për tu hetuar.

“Kam qenë dhe mbetem e hapur për t’u hetuar nga të gjitha organet ligjzbatuese”, shprehet deputetja.

Gjebrea thotë se “sulmet e opozitës, janë një përpjekje e dështuar për të njollosur figurën time, duke hedhur në tregun mediatik mashtrime dhe të pavërteta”.

“Sigurisht ne momentin e duhur keta baltoses e shpifes qe guxojne te hedhin balte e shpifje mbi figuren time do te perballen sipas ligjit”, thotë Gjebrea.

Reagimi i Elona Gjebreas

Asgjë të paligjshme apo të pamoralshme nuk ka në punën time 4-vjeçare si Zv.Ministre e Punëve të Brendshme edhe sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Por dhe gjate gjithe jetes dhe karrieres time.

Miq dhe dashamirës, votues të Njësisë bashkiake nr.1 në Tiranë, bashkëpunëtorë dhe mbështetës të Partisë Socialiste, në respekt të ndjeshmërisë së krijuar për shkak të sulmeve të fundit që më janë bërë nga opozita e Lulzim Bashes, e ndiej për detyrë morale t’ju siguroj se i gjithë aktiviteti im institucional, ashtu sikurse edhe jeta personale e familjare kanë qene dhe mbeten të bazuara te përgjegjshmëria ligjore dhe morale.

Sulmet e opozitës, janë një përpjekje e dështuar për të njollosur figurën time, duke hedhur në tregun mediatik mashtrime dhe të pavërteta.

Sigurisht ne momentin e duhur keta baltoses e shpifes qe guxojne te hedhin balte e shpifje mbi figuren time do te perballen sipas ligjit.

Ashtu siç e kam shprehur publikisht, kam qenë dhe mbetem e hapur për t’u hetuar nga të gjitha organet ligjzbatuese.
Deri më sot asnjë thirrje nuk më ka ardhur nga organi i prokurorisë, siç është pretenduar nga disa media.

Duke falenderuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit që më kanë shkruar apo telefonuar këto ditë duke më shprehur mbështetjen e tyre, edhe një herë dua t’i garantoj për pastërtinë e figures time.