SHA ELEM do t’i përkrahë inovatorët e rinj të ekipit “Suift”, të cilët ftuan në garën e NASA-s në Maqedoni me zbulimin “senzor për matjen e energjisë diellore” dhe zbulimin e tyre do ta përdorë në projektet e tyre zhvillimore, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm dhe kryetar i KD të SHA ELEM Dragan Minovski.

Ai tha se aparati do të shfrytëzohet për përcaktimin e lokacionit ku është më volitshëm të vendoset një central 10 megavatëshe fotovoltike për prodhimin e energjisë nga dielli, për të cilën SHA ELEM i filloi përgatitjet për ndërtim. Aparati do të përdoret edhe për shfrytëzimin maksimal të energjisë së diellit për prodhimin e energjisë elektrike në tërë territorin e vendit.

“Me vendim të KD të SHA ELEM do t’i përkrahim zbuluesit e rinj me shumë të caktuar financiare, e cila do të jetë sponzorizim nga kompania që të vazhdojnë më tej me përmirësimin dhe përsosjen e zbulimit të tyre në periudhën deri sa kjo shfrytëzohet nga ana jonë. Me këtë rast do ta ndjekin efikasitetin e tij dhe do të jenë në terren të përfshirë në zbatimin e tij”, tha Minovski në konferencën e sotme për shtyp.

Ai potencoi se ELEM si kompani shtetërore do të bëjë çmos që t’i përkrahë zbuluesit e rinj dhe nga kjo do të kenë benefit edhe ata, por edhe shteti.

 	Прес на ЕЛЕМ

Zbuluesit e rinj nga ekipi “Suift” morën pjesë në garën NASA Space Up Chellenge, në organizim në Njumens biznes akselatorë dhe edhe pse ishin nxënës të shkollave të mesme, ishin ekipi më i ri që ka arritur të fitojë.