Një makinë ka shpërthyer në Vlorë dhe një person ka mbetur i plagosur. Policia thotë se bëhet fjalë për një të ri rreth 25 vjeç, që ka mbetur i plagosur.
Makina me targën AA 298 SL, mësohet se momentin e shpërthimit ka qenë në ecje.
Ngjarja ka ndodhur pranë ISSH-së.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes bënë të ditur se pasojat e shpërthimit ishin të rënda, ndërsa gjaku i të plagosurit ka pushtuar gjithë rrugën. Po ashtu, dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, ndërsa më pas automjeti është përfshirë nga flakët. Lënda shpërthyese automjetit i është vendosur në pjesën e përparme.
Pas shpërthimit automjeti tip fuoristradë është përplasur me një automjet të parkuar aty pranë, ndërsa të plagosurit i kanë ardhur në ndihmë kalimtarë të rastësishëm. Dyshohet se shpërthimi është bërë me telekomandë në një distancë të caktuar.