Rritja e pavarësisë dhe efikasiteti sistemit gjyqësor dhe ngritja e besimit të qytetarëve në institucionet e gjyqësisë. janë prioritetet kryesore të Ministrisë dikasteriale të Drejtësisë në periudhën e ardhshme.

Këtë e theksoi ministri Bilen Saliji në hapjen e Punëtorisë së dytë me radhë ndërkombëtar gjyqësor “Përforcimi i pavarësisë gjyqësore dhe transparencë përmes revizionit të përgjegjësisë gjyqësore”, që sot mbahet në Ohër.

“Puna e parë në të cilën Ministria e Drejtësisë fuqishëm është përkushtuar ishte hartimi i Strategjisë për reformë të sektorit gjyqësor, puna e cila kërkoi prej nesh shumë profesionalizëm, ndërgjegjësim për çdo aktor nga gjyqësia, por edhe për interesat e qytetarëve tanë. Qëllimet të cilat i konfirmuam në kuadër të këtij dokumenti strategjik janë të qarta: pavarësia e gjyqësisë, përgjegjësi për punën, cilësi, efikasitet dhe transparencë”, tha Saliji në fjalimin para pjesëmarrësve në punëtori.

Ai theksoi se Ministria mbetet e hapur për bashkëpunim me Shoqatën e Gjykatësve edhe në të ardhmen, duke shprehur siguri se marrëdhëniet partnere me ekspertët gjyqësorë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, veçanërisht në periudhën e implementimit të masave të konfirmuara me Strategjinë për reformë të sektorit gjyqësor.

Dejvid Stivenson, shef i zyrës politike-ekonomike pranë Ambasadës së SHBA-së në RM në fjalim theksoi se as presidentët, as kryeministrat nuk guxojnë të përzihen në pavarësinë gjyqësore, sepse gjykatësit janë ata që veprojnë si kontroll të pushtetit politik.

Gjykatësi Andrej Dimovski nga Gjykata themelore Shkupi 2 në Shkup vëri në dukje se ekziston sjellje problematike, e palejueshme dhe e paligjshme të një pjese të gjykatësve, por theksoi se e njëjta duhet të individualizohet, gjegjësisht përgjegjësia të bie te ai që ka gabuar sipas ligjit.

Ai mendon se rizgjedhja e gjykatësve nuk është zgjidhje e mirë dhe në të vërtetë është edhe e parealizueshme sipas legjislativit ekzistues. Vlerësimi i tij është se tejkalimi i problemeve në gjyqësi duhet të kërkohet përmes parimeve të vetërregullimit të punës së organeve gjyqësore, për çka është e nevojshme bazë ligjore.

Ekspertët nga SHBA-ja, shtete të BE-së dhe të vendeve të rajonit në tubimin në Ohër do t’i prezantojnë praktikat dhe përvojat e tyre pozitive në kontekst të sjelljes së vendimeve të mira në përballjen me sfidat, përmirësimin e performansave gjatë përzgjedhjes, shkarkimin gjegjësisht përgjegjësinë e gjykatësve, menaxhimin e metodologjisë së veçantë të shkarkimeve të gjykatësve dhe çështjen kyçe rreth përzgjedhjes dhe përgjegjësisë së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.