Sulmuesit e armatosur aktivizuan bombën dhe hapën zjarr në drejtim të xhamisë në Sinai, në veriun e shqetësuar të Egjiptit. Siç raportohet nga agjencia shtetërore egjiptiane e lajmeve, MENA, të paktën 54 vetë u vranë në sulm, ndërkaq Associated Press raporton se 75 vetë janë lënduar.

Dëshmitarët okularë thanë për mediat egjiptiane se eksplozivi u vendos rreth xhamisë dhe u aktivizua në kohën e faljes së namazit të xhumasë.

Ndërkohë që njerëzit iknin nga xhamia, sulmuesit e armatosur qëlluan në drejtim tyre në xhami.