Cristiano Ronaldo është baba i tre fëmijëve ndërsa së shpejti do të vjen në jetë edhe fëmijë i katërt.

Madje, portugezi ka edhe një të dashur simpatike, Georgina Rodriguezin, e cila e bënë të lumtur CR7.

Por, kjo nuk do të thotë që bukuroshet anembanë botës të mos shprehin simpati ndaj lojtarit të Portugalisë.

Në fakt, Ronaldo për pesë vjet rresht ka qenë në lidhje me modelen ruse, Irina Shayk me të cilën ka kaluar aventura nga më të ndryshmet.

Tashmë edhe një bukuroshe ruse ka shprehur dëshirën për ta pasur në krah yllin e Real Madridit.

Bëhet fjalë për Tanya Mityushinan, e cila gjatë një interviste për median vendase është shprehur se e ka fiksim futbollistin.

“Po, Ronaldon e kam fiksim. Do të doja ta kisha të dashur”, tha 24-vjeçarja duke shprehur haptazi dëshirën për të pasur në krah Ronaldon.

Ndryshe, bukuroshja pritet të jetë edhe tifoze speciale e kombëtares së Rusisë në botërorin e vitit të ardhshëm