Dustin Hoffman është figura e fundit e Hollywood-it, e cila është akuzuar për keqtrajtim seksual.

Anna Graham Hunter ka akuzuar aktorin tashmë 80-vjeçar, se ishte sjellë në mënyrë të pahijshme dhe i kishte folur rreth seksit në vitin 1985.

“Ai më kërkoi t’i bëja masazh në këmbë. Ai nisi të flirtojë haptas dhe më kapi për të pasmet. Ai nisi të flasë për seks para meje,” ka thënë Hunter.

Image

Dustin Hoffman në vitin 1976

Aktori Hoffman ka kërkuar falje nga shkrimtarja, duke thënë se i vjen keq që e ka vënë në situatë të pakëndshme.

“Kam respekt të madh për gratë dhe ndihem tmerrësisht për diçka për të cilën mund të kem bërë për ta vënë në një situatë të pakëndshme”, ka thënë ai.

Ndryshe, edhe regjisori dhe aktori Harvey Weinstein është aksuzuar prej një numri të madh të aktoreve për ngacmime seksuale, duke përfshirë Angelina Jolien dhe Gwyneth Paltrown.