Savash VELIU

1… E mira është ti shqyrtojmë sot punët më hapët…

Që më parë kisha shkruar disa punime në lidhje me këtë zhanrë, por disi ky punim duhet të ishte më i qëlluar dhe më i cilësuar në aspektin e këndvështrimit të opinionit publik…

            Për Shqiptarët “Mileti musliman” ose siç quheshin gjithë popujtë musliman nën Halifatin (perandorine) e Federatës Osmane ishte verzioni i shkurtuar nga rrënja e fjalës arabe “UMMET” siç e quante Profeti Muhammed a.s.

Dmth. shqiptarët me të vërtetë ishin mileti musliman që kish për gjuhë zyrtare osmanishten, gjë që vlente për gjithë popujtë që kanë pranuar nënshtrimin ndaj Halifatit Osman (perandorisë), pa marr parasysh gjuhët të tyre amtare.

Nënshtrimi ndaj halifatit (perandorisë) ishte parimi bazik mbi Devleti Alijje Osmanije ku Popujtë që pranojnë nënshtrimin vullnetar nën Halifatin Osman si parakusht i pranohet ‘’Feja, Gjuha dhe Shkrimi’’, kurse për popujtë që konvertohen vullnetarisht në Fenë Islame (siç bën shqiptarët, boshnjakët, torbeshët, romët etj) Alfabeti arab bëhet shkrimi kurse gjuha osmane bartës kryesor i tij, siç kishin edhe turqit osman. … Derisa për kristianët (një pjesë e shqiptarëve) do të vlente përdorimi i alfabetit dhe gjuha amtare, vetëm në shërbesat fetare (kishtare).

Por për shqiptarët dhe boshnjakët të konvertuar në musliman do të kishin privilegjet me poste më të larta si bashkësundues Perandorak.

Ky privilegj i arsyeshëm u pa nga Kristianët si rast për ta shkruar gjuhën shqipe, kjo dëshmon se vetëm në periudhën Osmane u bë e mundshme të Dokumentohen shkrimet e Para Shqipe, e JO  siç pretendonin të tregonin pushtetet e ndryshme ideologjike në Shqipëri dhe Jugosllavi të pa mbështetura shkencërisht dhe pa arkivim, por vetëm ate ideo-politike.

Nënshtrimi i plotë ndaj Halifatit Osman e Shqiptarëve u bë më vitin 1425…  Kurse DOKUMENTI I PARE që dokumenton se u shkruajt në gjuhën SHQIPE ishte “Formula e Pagëzimit” e shkruar më vitin 1462, që do të thotë në periudhën Osmane, kurse pas saj vazhdoj ardhja e të GJITHA DOKUMENTEVE SHQIPE deri te MESHARI i Buzukit më 1555 dhe ata të Rilindasëve më pas!

Shqiptarët para ardhjesë në ballkan të Perandorisë Osmane gatise nuk ekzistonin dhe ishin të robëruar nga sllavo-grekët me shkallë të lartë të asimilimit. Kurse Greket, apo “Rumët dhe Armenët”, bënin pjesë në miletin “Rum” (romano-bizantin) ndryshe të quajtur sot “RUMELI” që për gjuhë zyrtare kishin greqishten, ngase ishin popull kristiano-bizantin të ‘’Vijës së Teodosit’’ Lindorë.

2 – nocioni ”UMMET”…

… Mendoj se,  fjala “UMMET” nuk do të thotë  thjesht analfabetizëm. Ummeti mund të mos ketë dituri, shkrim e lexim, por dituri mund të ketë mësuar nga fundamenti amë i cili është, Zoti. Në arabisht ‘’UMME’’ do të thotë “Nënë”, e cila ngërthen gjitha atributet dhe cilësit e  mira kulturo-shpirtëror të një civilizimi. Ndryshe “UMMET” si në kohën e xhahilijetit nënkupton “një popull, një komb, një fis, një kabile” etj, për të cilët Profeti Muhammed në “Hutben Lamtumirëse” do të thotë; “Unë i kam futur nën këmbët e mia traditat e injorancës prej sot. Kjo bëhet shkak për të kaluar në “UMMET = Një Popull”, me një gjuhë dhe me një shkrim, që nenkupton gjuhën e “Kuranit dhe shkrimi i tij arab”.

Sidoqofte, a mendoni se do të ishte e drejta islame që popujve të miletit musliman t’iu mohohej shkolla në gjuhën e tyre amtare, pra shkollim në gjuhën shqipe dhe alfabeti i tij… të zyrtarizuar nga Halifati (Perandoria)?!

 – Kuptohet se, në shkollat perandorake do të mësohej gjuha zyrtare e saj, kurse në jetën private gjuha e shqiptarëve do të ishte ajo amtarja.

 Në fillim të shtrirjes së halifatit (perandorisë), më pas ajo me shekuj do të bëhet proces i cili u zhvillua me gjithë popujtë e evropës po edhe të shqiptarëve musliman që do shkollohen në gjuhën amtare etj…  këtë e dokumentojnë dëshmitë për përdorimin e gjuhës shqipe, siç tregon Prof. Dr. Avzi Mustafa i cili thotë; “Gjithsesi duhet të ndalemi në dëshminë e klerikut francez Gulielm Ade, që në veprën e tij të botuar më 1332, përkatësisht në librin I, pjesa e 8-të, shkruan : ”Shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinishtja ; megjithatë kanë alfabetin latin në përdorimin dhe në tërë librat e tyre”. Poashtu nga vitet 1584 kërkohet hapja e shkollave shqipe të drejtuar nga klerikë shqiptarë, ku mësimet zhvilloheshin në gjuhën shqipe, me leje nga sulltanati. Por, edhe pas dhënies së lejes nga sulltanati disa shkolla shqipe kristiane do të shërbejn për propagandë antiislame, dhe shkaku i saj organet arsimore turke disa i mbyllën. Megjithse shqiptarët ishin nën perandorinë osmane, sulltanati ua njohu të drejtën e gjuhës shqipe në shkollat shqipe dhe në kisha. Kurse Napoli, gjatë kohës së perandorisë osmane, në mënyrë direkte ndikonte tek klerikët shqiptar duke mos u’a lejuar të veprojnë në kisha në gjuhën shqipe, por vetëm në gjuhë latine dhe atë greke!

 Kurse vitet 1750-1850 ishin vite të një diversiteti ortografik të mrekullueshëm në Shqipëri. Në këtë periudhë, gjuha shqipe po shkruhej në gati dhjetë alfabete, një rekord ky për atë kohë dhe gjuhët evropiane. thotë studiuesi i shqipes, Robert Elsie.

Adaptimet kanë ndodhur nga alfabetet latine, greke, arabe dhe alfabeti cirilik, dhe çka është më e rëndësishme, edhe krijimi i një sistemi lokal i të shkruarit. Disa prej alfabeteve sot janë harruar madje edhe nga vetë shqiptarët. Sipas librit, alfabetet në fjalë janë alfabeti i Gregorit në Durrës, alfabeti i Dhaskal Todhrit, i Jan Vellarës, i Naum Veqilharxhit, dhe më pas alfabetet më të vogla si ai i Papa Totasit, Vezo Bey dhe Konstantinit të Beratit.

3 – Periudha e errësuar e historisë “300 vjeçare” shqiptare nga regjimet …!

Meqë edhe dijetar e myderiz të mëdhenj musliman shqiptar si Hasan Tahsini, Hasan Zyko Kamberi (ky poet) por edhe Ymer Prizreni e dënuan mos dhënjen e lejes për hapjen e shkollave shqipe me germa arabe, të lejuara nga halifati (perandoria), por e mohuar nga lëvizja xhonturke kah fund vitet 1800 ku si pjesmarrës janë intelektualë dhe ushtarak shqiptar të ideologjizuar properëndimorisht…

…Këta dijetar kanë jetuar dhe kanë vepruar në periudhën e lëkundjes së Halifatit (perandorisë) osmane në kohen e “Tanzimatit (3 Nentor 1839 – 22 Nentor 1876) ” : koha kur Xhon Turqit bënin tentime për grushtete dmth. koha pa kokë. Koha e shtimit të trysnisë Evropiane me ngjyrime fanatike Ulltranacionaliste ndaj Halifatit (perandorisë) përmes mercenarëve xhonturq të cilët tentonin zhdukjen gjithçka që ishte Islame dhe vëllezërore dhe e përbashkët si kulturë…

Prandaj shek. XVIII dhe XIX nuk janë kohëra stabile për të diskutuar, sepse në këta kohëra do të nxjerr kokë lëvizja dashakeqe Xhonturke. Publikisht lëvizja xhonturke properëndimore del në skenë ne vitin 1830. Në ato periudha organizoheshin kryengritje të shumta si edhe ajo e Lidhjes së Prizrenit. Sulltani ose Halifati i njihte të drejtat shqiptare kurse Xhon turqit ato sërish  nga dora ua uzurponin me brutalitet dhe vrasje barbare duke nxitur popujtë parandorak kundër Halifatit… etj… etj.

Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar Sulltani i Halifatit Osman më 31. maj. 1879, Abdul Hamidi II, ku përcaktohej marrja në mbrojtje nga ana e Osmanlive e kulturës dhe gjuhës greke, dhe nga ana tjetër mohimi i gjuhës shqipe. Ky është një ferman politik ose taktik politik dhe strategjik i kohës, shkaku i trazirave brenda halifatit ose perandorisë… për këtë gjërësishtë tregova se ndodhit janë pas viteve 1750 e tutje.

Në atë kohë të sundimit të Lëvizjes Xhon Turke (mercenar perëndimor) Kisha Banale greke kishte dhënë urdhër: “Kisha Ortodokse, dhe një peshkopi saj grek kishte mallkuar gjuhën shqipe dhe priftatë, ishte e vështirë të mësonin dhe  se ishte e pamundur të luteshe në gjuhën shqipe, meqë Jezus Krishti nuk e kuptonte atë, gjuhën shqipe”!

Në anën tjetër edhe xhonturqit kishin nxjerrur një ligj kundër gjuhës shqipe: “Të gjithë ata që kapen duke botuar libra në gjuhën shqipe “hyqymeti turk (e jo Osman)” do t’i dënon më 15 vite burg”!

Kështu që në vitin 1910 të gjitha shkollat, shoqërit dhe gazetat shqiptare ishin mbyllur, gazetarët dhe patriotët shqiptar ishin burgosur nga regjimi xhonturk. Të gjitha gazetat nga diaspora shqiptare ishin të ndaluara të hynin në Perandorinë Osname.

Tema është shumë e gjatë mendoj se ky fragment në vijim do të ndihmoj kureshtjen e lexuesve…

… Në anën tjetër Sulltan Abdulhamid i dhuroi 400.000 dollarë nga xhepi i tij për Kongresin e Manastirit. Sakrifica e Sulltanit për Klubin shqiptar që organizoi Kongresin e Manastirit
“Me të formuar në Manastir, Klubi i Shqiptarëve “Bashkimi”, ata e informuan me telegram Sulltanin e Perandorisë Osmane. – 100 lirat në llogari të klubit të Manastirit u dërguan më 18 gusht 1908. Në përllogaritje me kalendarin e sotëm kjo datë i bie diku më 1 shtator 1908.
– Shuma prej 100 lirash në përllogaritje të sotme ka vlerë 400.000 dollarë.
<<Burimi: “Diturija”, Lumo Skendo (Mithat Frashëri), 1 Janar, 1909.>>

… Për historianët e arsimit, shkolla shqipe është e pandarë nga gjuha shqipe; në kuptimin që është ajo shkollë ku mësimet zhvillohen në gjuhën shqipe. Përndryshe, shkollat në trojet e banuara nga shqiptarë nuk kanë munguar, duke filluar që nga fundi i Mesjetës.
Natyrisht, ky s’është i vetmi vizion i mundshëm. Ideja se, së paku gjatë periudhës osmane, arsimi në trojet shqiptare e ka përdorur shqipen si mjet ndihmës, ose për komunikimin mes mësuesve dhe nxënësve meriton vëmendje të madhe. Për shembull, Voskopoja, gjatë shekullit XVIII kishte një shtypshkronjë, ku u shtypën ndër të tjera edhe libra shqip, kryesisht me shqipen të vënë krah për krah me gjuhë të tjera të Akademisë. Ndërkohë, shumë nxënës të Akademisë, si Theodhor Haxhifilipi (Dhaskal Todhri), Kostë Ikonomi, Evstrat Vithkuqari u kthyen pastaj të punojnë si mësues në viset e tyre. Lidhja e kësaj lëvizjeje, sado embrionale, me Rilindjen nuk mund të shpërfillet.

Vitet 1990, si vite të rigjallërimit të paradigmës katolike në kulturën shqiptare, kanë sjellë edhe një datë të re, dramatikisht të ndryshme, për fillimet e arsimit shqip. Kështu, është rikthyer në qendër të vëmendjes një studim i at Donat Kurtit, në fakt i botuar që në vitin 1935 në revistën “Hylli i Dritës”, ku thuhet se shkolla e parë shqipe u hap në Velë të Mirditës në vitin 1632; në të njëjtin vit është hapur edhe një shkollë në Kurbin.

Kurse ne arkivat te ideologjizuara shqiptare janë të dokumentuara vetëm të dhënat enveriste ku fryma e enverizmit ka rishtrembëruar dhe ka mbuluar rrjedhën e historisë shqiptare dhe kjo nuk ka të bëj asgjë me objektivizmin historik të kohës. Shkaku se këtu nga syri i historisë është mbuluar një periudhë prej 300 vitesh, ku bëhet fjalë vetëm për kohën e Skënderbeut, të viteve 1400 dhe ate të Rilindasëve të viteve 1800 e këndej! E ku janë 3 shekujt e mesëm që kanë kaluar në Paqe mes popujve brenda Halifatit???

Dhe tani të kemi parasysh se; ‘’Regjimet e ndryshme të instaluara përmes dorës së Perëndimorëve siç ishin Xhonturqit e tjerë me radhë do të lartësojnë Nacionalizmin shqiptar deri në përmasa të afektit paradoksal dhe absurditetit të kohës që të vijoj deri më sot qorazi.  Dmth,. Nacionalizmi Shqiptar është ndërtuar mbi bazën anti-islame, dhe çdo kundërvim ndaj kësaj dukurie, shihet si anti-kombëtarizëm dhe antipatriotizëm !