Ky tregim i mençur do t’jua hapë sytë.

Mësuesja një ditë ka lutur nxënësit e vet që secili nga ta në shkollë të sjellin disa dredhëza në qese plastike me vërejtjen që: sa persona i urren, aq dredhëza duhet të sjellë.

Të nesërmen të gjithë fëmijët sollën dredhëzat e veta me emra. Disa kanë pasur dy, disa tri, disa pesë, ndërkaq disa edhe 20 dredhëza.

Mësuesja atëherë u ka thënë që ato dredhëza duhet patjetër t’i bartin me vete ngado që shkojnë madje plot dy javë.

Duke kaluar ditët, nxënësit të cilët kanë pasur numër më të madh dredhëzash filluan të ankohen që e kanë të vështirë dhe se aroma është e padurueshme.

Pas përfundimit të javës së parë mësuesja i pyeti nxënësit: “Si jeni ndier gjatë kësaj jave?”

Nxënësit vetëm janë ankuar, ndërkaq mësuesja u ka thënë: “Kjo është shumë e ngjashme me atë që bartni në zemër kur nuk i doni disa njerëz. Urrejtja e bën zemrën të sëmuret, ndërkaq ju atë urrejtje e bartni gjithandej me vete. Nuk po mund të përballoni aromën e dredhëzave të prishura…Imagjinoni pra se si urrejtja dhe hidhërimi ndikojnë në zemrat tuaja kur i bartni me vete çdo ditë”.

Zemra është kopsht i mrekullueshëm, të cilin duhet pastruar çdo ditë nga barishtet e këqija. Falni ata të cilët ju kanë hidhëruar.

Kështu në jetën tuaj do të krijoni hapësirë për gjëra të mira. Bëhuni të ëmbël, jo të hidhur.

Motivoni të tjerët që të pastrojnë zemrat e tyre.