Një arbitër i zonës është thirrur nga tribuna për të zënë vendin e arbitrit të katërt pasi ai zëvendësoi anësorin e dëmtuar gjatë barazimit 1-1 të Norwich ndaj Preston në Sky Bet Championship të shtunën.

Me asistentin që vuante nga një tërheqje muskulore gjatë ndeshjes në Carrow Road, arbitri i katërt mori vendin e tij përpara se gjyqtarët të kuptonin që nuk kishte kush të qëndronte mes pankinave.

Teksa ndeshja po vonohej më tepër se sa duhej, arbitri i zonës David Thornhill raportohet të jetë parë në tribunë nga trajneri Alex Neil i vendasve.

Neil thuhet t’i ketë komunikuar arbitrit kryesor se një arbitër i zonës i cili ndodhej në tribunë mund të zëvendësonte të katërtin. Dhe si përfundim, ai iku të zhvishej përpara se të merrte detyrën e tij për minutat e mbetura.