Një 21 vjeçare banuese në Tiranë ka tentuar që t’i japë fund jetës. Për ta bërë këtë e reja ka përdorur mbi dozë me ilaçin paracetomol.

Ajo është paraqitur fillimisht në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Shkodrës duke qenë se kishte pirë shumë paracetomola gjë e cila e ka përkeqësuar shëndetin e saj.

Në këtë mënyrë disa persona të njohur të saj e kanë dërguar me shpejtësi në spitalin rajonal të Shkodrës duke parë gjendjen e rënduar. Menjëherë mjekët i kanë dhënë ndihmën e shpejtë.

Pas pak orësh 21 vjeçarja me inicialet A. Z., është normalizuar dhe është larguar sërish në banesën e saj jashtë rrezikut për jetën. Tashmë çështja i ka kaluar prokurorisë së Shkodrës për vlerësim për të parë se cilat janë arsyet që kanë detyruar 21 vjeçaren që të tentojë t’i japë fund jetës së saj.

Në fakt këto tentativa për t’u vetëvrarë qoftë me mbi dozë ilaçesh apo edhe mënyra të tjera në Shkodër po njohin një rritje të konsiderueshme në Shkodër. Rastet që paraqiten në spitalin rajonal të Shkodrës janë të shumta dhe kjo mbetet një problem shqetësues.