E premtja e zezë”, shënon tradicionalisht stinën e blerjeve në Shtetet e Bashkuara.

Shumë dyqane u hapën që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe blerësit vrapuan të zgjedhin produkte me çmime të ulta. Disa dyqane i nisën shitjet që dje gjatë ditës së Falënderimeve.

Kjo ditë quhet “E premtja e zezë” pasi bilancet e bizneseve që mund të kenë pësuar humbje gjatë vitit, të shënuara me bojë të kuqe, kalojnë në fitime nga volumi i shitjeve, të cilat shënohen me bojë të zezë.

“E premtja e zezë” zakonisht është dita më e ngarkuar e blerjeve në SHBA gjatë vitit.

Federata Kombëtare e Shitjeve me Pakicë vlerëson se pjesa më e madhe e amerikanëve apo afërsisht 164 milionë njerëz do të përfitojnë nga ofertat për produkte të ndryshme si në blerjet në dyqan apo dhe në internet