Media italiane ka publikuar rastin e arrestimit të një 33 vjeçari nga Shqipëria, i cili prej mëse një viti kishte “burgosur” të shoqen, të cilën e rrihte dhe përdhunonte.

Indrit Gjini kishte një vit që e ndalonte gruan të kishte kontakte me persona të tjerë, e madje dhuna barbare që ushtronte ndaj saj bëhej shpesh edhe në sy të vajzës së tyre të mitur. Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur në Caserta të Italisë, ndërsa tanimë, i riu 33 vjeçar pret dënimin nga gjykata.