Pak momente më parë janë arrestuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi.
Arrestimin e tyre për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Ju konfirmoj se janë arrestuar Kurti dhe Kadaj-Bujupi”, ka thënë shkurt Ahmeti.
Pak ditë më parë edhe Kurti edhe Kadaj Bujupi ishin arrestuar të hyrja e kuvendit, por që më pas ishin liruar në arrest shtëpiak.
E riarrestimi i tyre tash mund të ketë lidhje me praninë e tyre në festën e Lëvizjes Vetëvendosje, ku doli fituese në Prishtinë dhe Prizren.