Daljeet Kaur e njohur si “Anxhali” me rolin e saj në serialin më të ndjekur indian “Si ta quaj këtë dashuri”, është një nga aktoret më të dashura për indianët. Por jo vetëm aktore, Daljeet dikur ka qenë Miss.

Në vitin 2004 ajo është shpallur “Miss Prune”. Gjithashtu ajo ka qenë finalist në disa kompeticione bukurie si “Miss Navy, Miss Mumbai, dhe Miss Maharashtra”. Aktorja është komentuar gjithnjë për ëmbëlsinë që e karakterizon.

Po në vitin 2004 Daljeet filloi aktrimin, profesion të cilin e vazhdon edhe sot. Ajo është nënë e një djali ndërsa martesës me bashkëshortin i ka dhënë fund 2 vite më parë duke shijuar kështu jetën vetëm me djalin e saj.