Në Kosovë besohet se rreth 20 mijë persona ishin përdhunuar nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999.

Tetëmbëdhjetë vjet pas luftës, qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë pensione mbështetëse për këtë kategori, në përpjekje për të zbutur gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen viktimat që janë përballur edhe më frikën e vazhdueshme të stigmatizimit.

Drita, emri i të cilës i është ndryshuar nga redaksia e Zërit të Amerikës, ka një rrëfim tejet prekës.

“ Jam përballu  me një njeri dy metra të gjatë. Më kanë dhunu dhe me kanë rreh. Nuk di as vet se qysh kam ardhë deri këtu. S’di as qysh kam jetu…”, rrëfen Drita.