Një vajzë është treguar mjaft e zgjuar, pasi ka arritur t’i shpëtojë dënimit me vdekje duke blerë spermën e një 27-vjeçari.

Nguyen Thi Hue pagoi 1.600 dollarë për të blerë spermën, të cilën më pas e përdori për të ngelë shtatzënë.

43-vjeçarja nga Vietnami ishte dënuar me vdekje për trafik droge, por ajo ngeli shtatzënë duke i shpëtuar dënimit.

Sipas ligjit vietnamez, gratë shtatzëna dhe nënat, fëmijët e të cilave janë nën 3 vjeç, nuk mund të dënohen me vdekje ndaj kjo është një taktikë e njohur në vendin aziatik.

Kështu, gruaja detyroi autoritetet t’i hiqnin dënimin me vdekje, falë veprimit të saj të mençur.