Shumë vajza të reja kanë idhuj femrat e famshme të Hollywoodit dhe shpesh frymëzohen për t’u bërë si ato.

Kjo jo gjithmonë rezulton për mirë dhe në fakt krejt e kundërta ka ndodhur me një vajzë nga Irani, të quajtur Saba Tahar.

E fiksuar pas aktores së njohur, Angelina Jolie, Saba ka realizuar një sërë operacionesh plastike, duke u munduar t’i ngjajë sa më shumë në dukje asaj.

Por operimet estetike të realizuara në fytyrën e saj kanë rezultuar të dështuara, ndërkohë që ndjekësit në rrjetet sociale e kanë cilësuar si “të frikshme” pamjen e saj.

Fotografitë e vajzës nga Irani të publikuara në internet kanë bërë xhiro në rrjetet sociale, duke irrituar fansat për këtë kopje kaq të dështuar ndaj aktores së madhe.