Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka folur para ndeshjes miqësore të Kombëtares sonë kundër Turqisë.

Kreu i FSHF-së ka deklaruar: “Skuadra ka elementë shumë të mirë në një kohë që do të vazhdojë të përforcohet. Mendoj që kemi bërë zgjedhjen e drejtë dhe të duhur duke afruar Panuccin në këtë ekip, një trajner përvoje pas një karriere si kampion në fushë. Mendoj dhe besoj se sot akoma më shumë stafi është njohur me ekipin.

Në këto 4 ndeshjet e mbylljes së fazës eleminatore nën drejtimin e Panuccit skuadra ka luajtur mirë, ka prodhuar lojë, por ka patur edhe momente ku ka gabuar dhe që kërkojnë korrigjim.

Mendoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur me një emër të madh të futbollit europian, në drejtim të Kombëtares sic është mister Panucci. Këtë emër do të dijë ta transmetojë te skuadra drejt një objektivi madhor. Ne i kemi të gjitha mundësitë dhe kualitetet që të jemi një skuadër kualifikuese në 2020.

Çdo skuadër në çdo kohë kanevojë për energji të reja dhe për elementë të rinj. Nuk po ndërrohen breza në këtë skuadër, por janë afruar ata elementë që kanë qenë të nevojshëm.

Kam parimin se nuk ka moshë në një ekip kombëtar. Janë grumbulluar ata lojtarë që janë në formë, por me vizionin e startit të eleminatoreve të vitit të ardhshëm. Gjatë kësaj jave skuadra ka punuar shumë mirë dhe ka pas kohë që të forcojë frymën e grupit, ka patur kohën edhe për eksperimentet taktike në shërbim të trainerit dhe stafit.

Uroj që sot të kemi një rezultat pozitiv. Shpresoj që ta fitojmë këtë ndeshje”, shkruhej në faqen zyrtare të FSHF-së.

Kombëtarja luan sot kundër Turqisë në orën 18:30 në Antalia.