Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka performuar në emisionin e njohur “Later with Jools Holand” .

Ylli shqiptar debutoi në këtë emision duke kënduar këngët e albumit të saj të parë.

Faqja zyrtare e emisionit të BBC-së lavdëron krijuesen e hitit “New Rules” duke thënë se ikona e re e pop-it synon majat e suksesit dhe këtë e tregoi kur pati pothuajse më së shumti shikues në Glastonbury gjatë qershorit.