Dren Abazi, këngëtari dhe kompozitori i njohur, ditën e djeshme ka kënaqur fansat e tij, duke publikuar një lajm tepër të rëndësishëm.

Këngëtari i dashur i publikut shqiptar, do të mbajë një koncert në Tiranë, i cili do të jetë një nga recitalet më të rëndësishme të bëra deri tani.

Ky koncert, i mbajtur për 10 vjetorin e Zig Zag Orchestra dhe promovimin e albumit të ri “Mes Yjesh”, do të organizohet më 28 dhjetor me mbështjeten e Bashkisë Tiranë dhe Top Channel.

Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Dreni shkruan:

“10 vjet! 28 Dhjetor 2017, ju pres të gjithëve në Tiranë, në koncertin recital, ndoshta më të rëndësishëm deri më tani .
Albumi ” Mes Yjesh ” ( me Orkester të madhe ) dhe 10 vjetori i ZZO-së, për një natë speciale, me shumë surpriza!

“E gjithë kjo nuk do të ishte e mundshme pa mbështetjen e madhe nga Bashkia Tirane dhe Top Channel. Për biletat dhe gjithçka tjetër, në ditët në vijim… #drenabazi #zigzagorchestra”.

Image