Trajneri Arsene Wenger, tha se ka mundësi që në një të ardhme ta drejtojë ndonjë kombëtare, por pa precizuar se kë e ka më për qejfi. “Ndoshta në të ardhmen mund të ulem në bankën e ndonjë kombëtareje, por në këtë moment preferoj punën e përditshme në klub, sepse është një test i vërtetë.

Sigurisht nuk do ta kem më forcën për të bërë këtë, kështu që drejtimi i një kombëtareje mund të jetë një zgjedhje e vlefshme për të vijuar karrierën. Jeta ime është e lidhur me futbollin dhe në një mënyrë apo tjetrën, ajo do të jetë e lidhur edhe me gjendjen time fizike”, ka thënë Wenger.