Prokurorët dhe gjyqtarët në veri të vendit bashkëpunojnë duke respektuar ligjet e Kosovës.

Nga shkurti i vitit 2015 kur është arritur marrëveshja e parë për drejtësinë në Bruksel, gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë dhe serbë në veri kanë punuar në sisteme të ndara.

Kësisoj është vepruar deri para dy javëve, kur gjyqtarët dhe prokurorët serbë pranuan të dekretohen para presidentit të Kosovës më 24 tetor.

Pas kësaj, ata punojnë në objekte të përbashkëta, pa probleme, duke respektuar ligjet e Kosovës.

Kjo iu konfirmua ekipit të RTV21, i cili qëndroi në këtë pjesë për të përcjelle ecurinë e punimeve.

a