Deri të shtunën do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe i thatë, nëpër lugina me paraqitje të mjegullës veçanërisht në orët e pasdites, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Të dielën pasdite fillimisht në pjesët perëndimore do të ketë të reshura të shiut, ndërsa në zonat malore dëborë. Gjatë natës ndaj të hënës të reshurat do të kalojnë në dëborë dhe në disa zona të larta.

Të reshura të shiut dhe të dëborës do të ketë edhe të hënën paradite, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë e përforcuar veriore që do të shkaktojë rënie të temperaturave.