Shumë aktiv kudo, por i përqëndruar edhe në zhvillimet në Kosovë, megjithëse jeton në Gjermani. Personazhi i njohur Don Granit Shala nga në një sportist dhe mjaft i kërkuar si figurë në mediat gjermane, tashmë në një politikan në ditën më të madhe të shqiptarëve për 28 Nëntor ka këtë urim dhe shkruan këtë citat në faqen e tij sociale:

“ 28 Nëntori është dita kur ne kthehemi mbrapa në kohë dhe kujtojmë ato ditë kur kombi shqiptar ishte i bashkuar, atëherë kur trojet tona ishin një. Sikurse gjatë së kaluarës, ashtu edhe tani shumë shtete dhe kombe kanë frikën e bashkimit kombëtar. Nganjëherë na duket sikurse cështja e bashkimit kombëtar po shitet ne pazaret e qyteteve evropiane, edhe pse vendet tjera kanë harruar se ne jemi vet Evropa. E ardhmja do të zbuloj të kalurën e errët të disa vendeve. Do të zbulohen të gjitha të këqijat që i janë bërë popullit shqiptar. Dhe do të vijë dita kur fëmijet tanë do të gëzojnë lirinë dhe pavarësinë e plotë. Gëzuar 28 nëntorin, #GËZUAR #SHQIPTARI”