Këshilli i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot në seancë duhet të vendosë se cilët kandidatë do të propozohen për lider të ardhshëm të LSM-së në Kongresin e ardhshëm të jashtëzakonshëm të paralajmëruar për 11 nëntor.

Për lider sindikal, kandidatura dorëzuan u.d. i tanishëm kryetar Darko Dimovski, kryetari i AOGJSH-it, Peco Grujovski dhe kryetari i Sindikatës policore të Maqedonisë Aco Antovski, por Kryesia e LSM-së konfirmoi se vetëm Dimovski i përmbush kushtet për kandidaturë.

Në seancën e mbajtur më 25 tetor, Kryesia e LSM-së i shqyrtoi të gjitha kandidaturat dhe konfirmoi se Dimovski i përmbush kushtet, ndërsa dy të tjerët nuk i kanë përmbushur kushtet. Sipas Kryesisë së LSM-së, Dimovski ka pasur mbështetje nga 12 degë sindikale, ndërsa Grujovski ka pasur mbështetje nga pesë.

Kryetari i AOGJSH-së, Grujovski pohon se i përmbush kushtet për kandidaturë, por nuk pret që në seancën e Këshillit të pranohet kandidatura e tij për shkak se dyshohet për përvetësime.f