Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është vënë përballë pyetjes nëse do ta konsideronte si një mundësi përballjen për kryesimin e partisë me Ilir Metën, ish kryetarin e LSI-së.

E ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Kryemadhi deklaroi se e ka menduar një skenar të tillë, por nuk ka dhënë një përgjigje të prerë në lidhje me këtë çështje. Sipas saj Ilir Meta, është tashmë President i vendit, por kur mandati i tij të mbarojë ai mund të vendosë për një rikthim në partinë që vetë krijoi.

Por nga ana tjetër, Monika Kryemadhi ka bërë dhe një “analizë” të Ilir Metës, i cili pavarësisht pozicioneve në politikë, mbetet bashkëshorti i saj.

Kryemadhi: E kam menduar, ka diçka, Ilir Meta është shtetar shumë i mirë, sigurisht që është dhe lider partie shumë i mirë por ka një… është për vendet skandinave, nuk është për vendet ku krimi e bandat janë ulur këmbëkryëq…. kjo ka qenë dhe aryeja se përse ai e ka patur malore jetën politike, për shkak të tolerancës së tij.