Ajo është padyshim një nga këngëtaret më seksi në tregun muzikor shqiptar, por përveç kësaj është dhe një mama mjaft e mirë, e “produkti” i kësaj shihet te Paridi, djali i Ingritit.

E mbani mend këngën “Inshalah”?

Ishte pikërisht videoklipi i kësaj kënge, ku Ingriti na prezantoi me Paridin, asokohe i vogël, e më pas pamja e djaloshit nuk do të na largohej nga mendja sepse mami Ingrit do të sigurohej që i vogli të kthehej në një nga vogëlushët më të pëlqyer në rrjet.

Vitet kalojnë dhe sigurisht Paridi u rrit e u bë miku më i ngushtë i Ingridit.
Mjafton të hapim Instagramin apo Facebook-un e këngëtares se njohur

dhe do të kuptojmë se ata të dy, jo vetëm që mund t’i konsiderojmë dy miq të ngushtë, por edhe dy “partnerë” të mirë në Photoshooting. Kanë qenë disa fotosessione ku Ingriti dhe Paridi na kanë bërë të pyesim veten: “Si është e mundur?!”.

Të dy alla-rock-erë, edhe Paridi, edhe Ingriti shfaqen në set mjaft “cool”, me xhinse të grisura, me body painting (tatuazhet në krahë janë piktura në trup) dhe hipur në një Harley Davidson.

Një gjë e kemi të sigurtë dhe populli do të thoshte: s’e luan as topi… Pas pak vitesh Paridi do të jetë një nga djemtë më tërheqës dhe me shumë ndjekës në showbizz.Prandaj, prindër të dashur: Ruani vajzat